Ndërlidhjet

logo-print

Revolucioni i Ukrainës, “i mundshëm edhe në Kinë”


Chen Guangcheng

Chen Guangcheng

Aktivisti kinez i të drejtave të njeriut, Chen Guangcheng, i cili ndodhet në mërgim, ka thënë se “revolucioni” që ka ndodhur në Ukrainë, mund të ndodhë edhe në Kinë.

Chen, i cili është i verbër, ka bërë arratisje dramatike nga arresti shtëpiak në Kinë në vitin 2012 dhe është lejuar të jetojë në Shtetet e Bashkuara.

Ai i ka thënë agjencisë AFP se situata për aktivistët në Kinë është duke u përkeqësuar dhe se ka gjithnjë e më shumë kërcënime dhe arrestime.

Por, Chen ka thënë është rritur edhe numri i njerëzve që protestojnë dhe se revolucioni kundër Partisë Komuniste mund të ndodhë në “çdo kohë”.

Ai ka thënë se ngjarjet në Ukrainë kanë inkurajuar aktivistët kinezë.
XS
SM
MD
LG