Ndërlidhjet

Kerry: Ukraina s’është fushëbetejë midis Lindjes e Perëndimit


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry - foto arkivi
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry - foto arkivi
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Ukraina nuk duhet të bëhet fushëbetejë midis Lindjes dhe Perëndimit.

Ai ka thënë se vendi është duke kaluar nëpër një “tranzicion të jashtëzakonshëm” dhe se “ukrainasit duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre për të ardhmen”.

Kerry i ka bërë këto komente në Uashington, pasi ka takuar homologun britanik, William Hague.

Kerry ka thënë se Uashingtoni dëshiron të punojë me Rusinë dhe të tjerët.

Kerry dhe Hague kanë diskutuar edhe për ndihmën financiare për Kievin.

Hague ka thënë se udhëheqësit e rinj të Kievit duhet të dëshmojnë se janë të gatshëm për të trajtuar reformat dhe korrupsionin, në këmbim të mbështetjes financiare nga komuniteti ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG