Ndërlidhjet

Hagel takon ministrat e NATO-s


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, takon sot në Bruksel ministrat e Mbrojtjes të NATO-s për të diskutuar hapat e ardhshëm në Afganistan.

Takimi ndodh një ditë pasi Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar Pentagonin që të përgatisë tërheqjen e të gjithë 33,000 trupave amerikane nga Afganistani deri në fund të këtij viti.

Presidenti Barack Obama ka urdhëruar këtë veprim pasi presidenti afgan, Hamid Karzai, ka lënë të kuptohet se nuk do të nënshkruajë marrëveshjen e sigurisë me SHBA-në, para se të përfundojë mandatin në prill.

Kjo marrëveshje do të parashihte kushtet e qëndrimit të disa forcave amerikane edhe pas fundit të vitit 2014.

Karzai ka kërkuar disa lëshime nga Uashingtoni për paktin e sigurisë.
XS
SM
MD
LG