Ndërlidhjet

OSBE “të dënojë rritjen e nacionalizmit” në Ukrainë


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka kërkuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë që të dënojë rritjen e ndjenjave “nacionaliste dhe neofashiste” në perëndim të Ukrainës.

Në deklaratën që ka publikuar Ministria e Jashtme, Lavrov ka thënë se OSBE-ja duhet të dënojë përpjekjet e nacionalistëve për të ndaluar gjuhën ruse në Ukrainë.

Lavrov po ashtu ka thënë se çdo formë e ndihmës për Ukrainën, përfshirë edhe nga OSBE-ja, duhet t’iu jepet autoriteteve legjitime të vendit.

OSBE po bën përpjekje të veprojë si koordinatore e ndihmave për autoritetet e tranzicionit në Kiev.

Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka cenuar të drejtat e rusëve etnikë në lindje dhe jug të vendit, pasi parlamenti ka përmbysur presidentin e mbështetur nga Moska, Viktor Yanukovych.
XS
SM
MD
LG