Ndërlidhjet

Misuri ekzekuton përdhunuesin e adoleshentes


Ilustrim
Ilustrim
Shteti amerikan i Misurit ka ekzekutuar një person për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e një adoleshenteje në vitin 1989.

Ky është ekzekutimi i katërt i këtij shteti me injeksion vdekjeprurës në disa muaj.

Michael Taylor, 47 vjeç, nuk ka dhënë asnjë deklaratë përfundimtare para se të vritej.

Viktima Ann Harrison, 15 vjeçe, është rrëmbyer derisa priste autobusin e shkollës nga Taylor dhe Roderick Nunley.

Ky i fundit është dënuar po ashtu me vdekje dhe është në pritje të ekzekutimit.

Në vitin 2013, në nëntë shtete të SHBA-së ka pasur 39 ekzekutime.

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia janë të vetmet demokraci të mëdha që përdorin dënimin kapital.
XS
SM
MD
LG