Ndërlidhjet

Turchynov pranon komandën e forcave të armatosura


Olexandr
Olexandr
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksander Turchynov, ka pranuar detyrat e komandantit suprem të forcave të armatosura të vendit.

Njoftimi vjen një ditë pasi ushtrusi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Arsen Avakov, ka nënshkruar urdhrin për shpëndarjen e forcës speciale të policisë, Berkut.

Kjo forcë është fajësuar për sulme të dhunshme ndaj protestuesve antiqeveritarë.

Avakov ka shkruar në Facebook se “nuk do të ketë më Berkut”.

Detaje të tjera pritet të jepen sot.

Berkut është përbërë nga rreth 4,000 trupa.
XS
SM
MD
LG