Ndërlidhjet

Ish-presidentët ukrainas akuzojnë Rusinë për ndërhyrje


Flamuri rus në një ndërtesë qeveritare në Krime

Flamuri rus në një ndërtesë qeveritare në Krime

Tre ish-presidentë të Ukrainës kanë akuzuar Rusinë për përzierje në Krime, ku po zhvillohen protesta kundër autoriteteve të reja ukrainase.

Leonid Kravchuk, Leonid Kuchma dhe Viktor Yushchenko, përmes një deklarate të përbashkët, kanë akuzuar Rusinë për “ndërhyrje direkte në jetën politike të Krimesë”.

Tre ish-presidentët kanë paralajmëruar kundër “reçetave të rrezikshme”, të propozuara nga disa politikanë dhe që flasin për ndarje të Ukrainës.

Aktivistët pro-rusë kanë mbajtur tubime në Krime, pas përmbysjes së Viktor Yanukovychit, duke ngritur flamujt rusë në ndërtesat qeveritare.
XS
SM
MD
LG