Ndërlidhjet

Lajçak: Po të isha qytetar i Bosnjës, do të protestoja


Mirosllav Lajçak
Mirosllav Lajçak
Nuk jam aspak i befasuar me protestat masive të qytetarëve në Bosnjë, ka deklaruar zëvendëskryeministri i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, dikur përfaqësus i lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën.

“Ata kanë parë padrejtësitë në ekonominë dhe shoqërinë e vendit, paaftësinë, mungesën e sundimit të ligjit dhe nivelin e lartë të korrupsionit. Dëshpërimin e tyre e ushqen gjendja aktuale dhe perspektiva e zymtë. Kjo i ka bërë që të dalin në rrugë”, ka thënë Lajçak.

“Për më tepër, po të isha shtetas i Bosnjës, do të merrja pjesë në protesta, sepse politikanët mbajnë pjesë të madhe të përgjegjësië për situatën në të cilën ndodhet vendi”, ka thënë Lajçak, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG