Ndërlidhjet

logo-print

Gyl nënshkruan ligjin për kontroll në gjyqësi


Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul - foto arkivi

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul - foto arkivi

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, ka nënshkruar ligjin i cili rrit kontrollin e qeverisë në emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kritikët e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan thonë se ligji është një përgjigje autoritare ndaj hetimeve për ryshfet dhe korrupsion, që kanë përfshirë disa aleatë të tij politikë dhe biznesorë.

Në shenjë hakmarrjeje, Qeveria e Erdoganit ka pushuar nga puna qindra policë dhe prokurorë gjatë muajve të fundit.

Erdogan këmbëngul se hetimet për korrupsion kanë qenë konspiracion kundër qeverisë së tij.
XS
SM
MD
LG