Ndërlidhjet

logo-print

Cilat janë opsionet për Yanukovychin?

  • Claire Bigg

Protestuesit ukrainas kanë bërë thirrje për vdekjen e tij. Udhëheqësit e përkohshëm të vendit kanë lëshuar urdhër-arrest për të, nën akuzat për “vrasje masive”. Dhe tani, ligjvënësit duan ta nxjerrin para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime.

Por, pyetja kryesore është: ku ndodhet Viktor Yanukovych?

Thashethemet për vendndodhjen e tij qarkullojnë prejse presidenti i përmbysur ka lënë Kievin, natën në mes të 21 dhe 22 shkurtit, me sa duket për t’iu shmangur forcave të sigurisë, që i kanë mësyrë vilës së tij luksoze, jashtë kryeqytetit.

Yanukovych është rishfaqur të nesërmen një një intervistë televizive, nga një lokacion i pazbuluar, duke thënë se vazhdon të jetë president dhe duke krahasuar protestuesit me nazistët.

Që atëherë, nuk ka pasur zbulime të konfirmuara.

Disa thonë se ai ka kërkuar strehim në një manastir jashtë qytetit lindor, Dontesk. Të tjerët besojnë se ai është kontrabanduar në një bazë ruse në Sevastopol.

Po ashtu ka spekulime se atij i është dhënë strehim në Rusi, autoritetet e së cilës kundërshtojnë qeverinë e përkohshme që ka dalë pas protestave të përgjakshme në Ukrainë.

Por, shumë në Rusi besojnë se Kremlini nuk do të rrezikojë “marëdhëniet e çmuara” me Ukrainën, duke i dhënë azil atij.

Maksim Shevchenko është gazetar i shquar rus:

“Moska nuk duhet të sillet si bamirëse për Yanukovychin dhe familjen e tij. Ai ngjall urrejtje dhe përbuzje në të gjitha shtresat e shoqërisë së Ukrainës. Sot, të mbështesësh hapur Yanukovychin do të thotë të sfidosh popullin e Ukrainës”, thotë Shevchenko.

Një vend tjetër që shihet si strehë e sigurt për Yanukovychin është Bjellorusia, udhëheqësi autoritar i së cilës, Alyaksandr Lukashenka, i ka ofruar strehim presidentit të rrëzuar kirgiz, Kurmanbek Bakiev, në vitin 2010.

Udhëheqësi i opozitës ukrainase, Vitaly Klitschko, raportohet se ka paralajmëruar Lukashenkan kundër dhënies së strehimit për Yanukovychin.

Shanset që Yanukovch të ndalojë në Minsk, megjithatë, janë të pakta.

Yury Drakakhrust është korrespondent politik i shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë:

“Lukashenka nuk ka qenë në marrëdhënie shumë të mira me Yanukovychin. Sado që mund të duket e çuditshme, ai ka pasur marrëdhënie më miqësore me udhëheqësin e parë të Maidanit, Viktor Yushchenko. Bjellorusa dhe Ukraina kanë po ashtu një vëllim të rëndësishëm tregtar. Azili që i ka dhënë Bakievit ka qenë përpjekje për të treguar një lloj autoriteti në Azinë Qendrore. Por, në këtë rajon, nuk është punë e mençur t’i dilet në rrugë Rusisë”, thotë Drakakhrust.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Arsen Avakov, i cili po udhëheq kërkimet për Yanukovychin, ka thënë se presidenti i përmbysur dhe truprojat e tij kanë bërë përpjekje të lënë Ukrainën nga Donetsku.

“Kanë bërë përpjekje të ikin, por shërbimi kufitar i ka penguar”, ka shkruar Avakov në Facebook.

Udhëheqësit e rinj të Ukrainës janë të vendosur për të penguar lëvizjet e Yanukovychit dhe për ta sjellë atë para drejtësisë për vdekjen e dhjetëra protestuesve.(v.tela)
XS
SM
MD
LG