Ndërlidhjet

logo-print

Mbi 175 rebelë të vrarë në Siri


Siri

Siri

Mediat shtetërore në Siri raportojnë për më shumë se 175 rebelë të vrarë në një pritë pranë Damaskut.

Agjencia e lajmeve SANA thotë se sulmi ka ndodhur sot në mëngjes në zonën Ghouta.

Shifrat, megjithatë, nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

SANA citon një komandant të zonës të ketë thënë se shumica e rebelëve i përkisnin Frontit Al-Nusra, degë e Al Kaidës, që përpiqet të rrëzojë presidentin Bashar al-Assad dhe të themelojë shtetin islamik në Siri.

I njëjti burim thotë se në mesin e të vrarëve ka shtetas të Arabisë Saudite, Katarit dhe Çeçenisë.
XS
SM
MD
LG