Ndërlidhjet

Arrestohen tre policë, dyshohen për marrje ryshfeti


Ilustrim

Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar tre oficer të policisë, në dy raste të ndara, thuhet në një komunikatë që i ka dërguar medieve ky institucion të mërkurën.

Një policë është arrestuar të martën në Ferizaj, për siç thuhet “keqpërdorim të detyrës” pasi dyshohet se është i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

Ky polic, sipas komunikatës për shtyp nga Inspektorati Policor dyshohet për “marrje të ryshfetit dhe ushtrim i ndikimit”, dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Dy arrestimet tjera, thuhet se janë kryer të mërkurën, dhe se të dyshuarit janë policë të trafikut në Prishtinë.

“Dy zyrtarët policorë u arrestuan me dyshimin se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje të ryshfetit, duke pranuar mito për të mos hapur një rast të aksidentit në trafik”, thuhet në komunikatën e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Edhe këtyre dy policëve u është caktuar ndalimi policor për 48 orë.
XS
SM
MD
LG