Ndërlidhjet

NATO sjell ndër mend se ka “një lloj” pakti me Ukrainën


Belgjikë - Ministrat e mbrojtjes të NATO-së, gjatë takimit në shtabin e aleancës në Bruksel, 26 shkurt, 2014
Belgjikë - Ministrat e mbrojtjes të NATO-së, gjatë takimit në shtabin e aleancës në Bruksel, 26 shkurt, 2014
Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-së, janë zotuar se aleanca vazhdon ta mbështes pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Në një deklaratë e dërguar medieve të mërkurën, pakti veri-atlantik thotë se “sovraniteti, pavarësia dhe stabiliteti i Ukrainës, e cila është e përkushtuar me ngulm ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit, është çelës për sigurinë Euro-Atlantike”, dhe stabilitetin në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Kjo deklaratë lavdëron forcat e armatosura të Ukrainës që nuk ka intervenuar në krizën politike në shtet, që ka shkaktuar që presidenti Viktor Yanukovych të largohet nga Kievi, ndërsa opozita të merr nën kontroll institucionet qeveritare ukrainase.

Aleanca shton në deklaratë se NATO-ja dhe Ukraina, kanë “partneritet të veçantë”, që është mishëruar përmes komisionit të partneritet NATO-Ukrainë.

Kriza ndërmjet të fraksioneve pro-ruse dhe pro-perëndimore në Ukrainë, ka ngritur brenda se ky shtet mundet eventualisht të ndahet.

Më herët gjatë javës, top gjeneralët e NATO-së dhe të Rusisë kanë diskuar për krizën në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG