Ndërlidhjet

Gjermania në alarm nga veteranët terroristë sirianë


Ilustrim

Ilustrim

Shërbimet inteligjente gjermane kanë njoftuar të mërkurën se shtetasit gjerman islamist, të cilët po kthehen nga lufta në Siri, paraqesin kërcënim terrorist për shtetin.

Që kur ka shpërthyer lufta në Siri para dy vjetësh, rreth 300 islamist kanë udhëtuar nga Gjermania për këtë shtet, bënë të ditur Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV).

Dhjetëra prej këtyre veteranëve tashmë janë nga Siria në Gjermani, thotë BfV.

“Si rezultat, është shtuar rreziku i akteve terrroriste në Gjermani”, ka thënë të mërkurën shefi i BfV, Hans-Georg Maassen.

“Lëvizjes e xhihadistë që shkojnë nga Gjermania për në Siri po vazhdon pa u pakësuar”, ka thënë Maassen, duke shtuar se numri i tyre është tërë kohën në rritje.

Agjencia që drejton ai, beson se rreth 10 për qind të atyre që po udhëtojnë nga Gjermania për në Siri, janë të konvertuar në islam.

Fëmrat përbëjnë rreth 7 për qind të atyre që po shkojnë në xhihad në Siri, dhe se shumica prej tyre po udhëtojnë për në Siri, përmes Turqisë, njoftoi BfV.

Sipas Maassen, rreth 20 për qind e atyre që i janë bashkuar luftës në Siri, kanë vdekur në luftë.
XS
SM
MD
LG