Ndërlidhjet

ShBA-ja fton Gjeorgjinë të rreshtohet në BE, NATO


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry (Ilustrim)

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry (Ilustrim)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje ish-republikës sovjetike të Gjeorgjisë që të integrohet edhe më tutje në Evropë dhe NATO.

Ëashingtoni po ashtu është ka ripërtërirë kërkesat që Rusia të largojë trupat e veta ushtarake nga enklavat e diskutueshme gjeorgjiane, të cilat i ka okupuar.

Thirrja po bëhet në kohën kur janë shtuar tensionet ndërmjet të Rusisë dhe Perëndimit për shkak të përmbysjes së presidentit pro-rus në Ukrainë, i cili shtet është po ashtu një ish-republikë sovjetike.

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka këmbëngulur të mërkurën se politika amerikane karshi shteteve të cilat dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik, nuk ka për synim që të reduktojë ndikimin e Rusisë në fqinjët e saj.

Përkundrazi, siç tha ai politika amerikane drejtohet me qëllimin që t’i sheh ato shtete të shndërrohen në vende demokratike me ekonomi të forta.

Kerry tha po ashtu se ShBA-të përkahin anëtarësimin e Gjeorgjisë në NATO, dhe se dëshiron që ta sheh këtë shtet të nënshkruaj një marrëveshje partneriteti me Bashkimin Evropian, deri në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG