Ndërlidhjet

Vrasësit e ushtarit britanik, në burg përjetë


Michael Adebolajo (M) dhe Michael Adebolawe (Ilustrim)

Michael Adebolajo (M) dhe Michael Adebolawe (Ilustrim)

Ekstremistët mysliman, që therrën për vdekje ushtarin britanik Lee Rigby në një rrugicë të Londrës, në pikë të ditës, janë dënuar të mërkurën me burg të përjetshëm.

29 vjeçari, Michael Adebolajo dhe partneri i tij në këtë krim, 22 vjeçari Michael Adebowale janë larguar nga gjykatorja pak para shpalljes së verdiktit, meqë nisën të ofendojnë gjyqtarin Nigel Sweeney.

Adebolajo është dënuar me vendim të plotfuqishëm me burg të përjetshëm, dhe ai nuk do të mund të lirohet nga burgi, përveç nëse për këtë gjë vendos sekretari i brendshëm, në rrethana specifike.

Kurse ndihmësi i tij, Adebowale, është dënuar po ashtu me burg të përjetshëm, mirëpo mundet pas 45 vjetëve të aplikojë për lirim nga burgu.

Këta dy ekstremistë fillimisht kishin shkelur me makinë më 22 maj të vitit të kaluar ushtarin britanik, para se ta nxjerrnin në mes të rrugës dhe ta therrnin brutalisht për vdekje në prani të dhjeta persona.
XS
SM
MD
LG