Ndërlidhjet

logo-print

Yatsenyuk emërohet për kryeministër të Ukrainës


Kiev - Prijësi i protestave pro-evropiane në Ukrainë, Arseniy Yatsenyuk

Kiev - Prijësi i protestave pro-evropiane në Ukrainë, Arseniy Yatsenyuk

Prijësi i protestave anti-qeveritare në Ukrainë, Arseniy Yatsenyuk është zgjedhur të mërkurën mbrëma për të drejtuar qeverinë e shtetit të kapluar nga kriza.

Ai do të mbaj postin e kryeministrit deri në zgjedhjet presidenciale të 15 majit.

Emërimi i tij është bëri i ditur para dhjetëra mijëra njerëzve bë Sheshin e Pavarësisë në Kiev.

Ky shesh ka qenë epiqendër e protestave që zgjatën për tre muaj pandërprerë, dhe që kulminuan me përmbysjen e presidentit Viktor Yanukovych, dhe kabinetit të tij qeveritar.

Emërimi i tij pritet të dërgohet të enjten për votim në parlament.
XS
SM
MD
LG