Ndërlidhjet

Kapen 172 emigrantë në afërsi të Bahamave


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Bahama kanë ndaluar të mërkurën 172 emigrantë të ngarkuar në një anijë në afërsi të kryeqytetit Nassau.

Forcat Mbretërore të Mbrojtjes të Bahamave, thotë se gjysma e klandestinëve janë haitian, kurse dy janë nga Republika Dominikane.

Emigrantët janë kapur afro gjysmë kilometra larg ishujve të Parajsës.

Forcat e policisë thonë se ky është grupi më i madh i emigrantëve që autoritetet kanë zënë në vitet e fundit në Bahama.

Të gjithë klandestinët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Qindra emigrantë haitian udhëtojnë për në Bahamas çdo vit për të kërkuar punë atje, ose për ta përdorur si vend transit për të vazhduar tutje për në Shtetet e Bashkuara.

Në nëntor të vitit të kaluar, rreth 30 emigrantë haitian janë mbytur në ujërat e oqeanit, pasi anija e tyre u përmbysh në afërsi të Bahamave.
XS
SM
MD
LG