Ndërlidhjet

logo-print

NASA zbulon 715 planete të reja


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia hapësinore e Shteteve të Bashkuara-NASA thotë se ka zbuluar 715 planete në galaksinë e Tokës.

Shkencëtarët njoftuan të mërkurën se teleskopi i fuqishëm i NASA-s, i quajtur Kepler, është përdorur për të gjetur këto planete dhe se tani janë mbi 1,700 planete të identifikuara në galaksinë tonë.

Ata bënë të ditur se para vetëm 20 vjetëve, astronomët nuk kanë ditur për ekzistimin e këtyre planeteve.

Sipas tyre, katër planete të zbuluara janë afërsit dy herë e gjysmë më të mëdha se Toka dhe se ato gjendet në një distancë pothuajse identike si Toka me diellin, që mund të thotë se në to mund të ketë edhe ujë, që është substancë që përkrah jetën.

Shkencëtari i NASA-s Douglas Hugdins tha se qëllimi kryesore i teleskopit Kepler që të që gjejë “Tokën2.0”.
XS
SM
MD
LG