Ndërlidhjet

ShBA/NATO e duan marrëveshjen e sigurisë me Afganistanin


Ilustrim
Ilustrim
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry tha se presidenti i ardhshëm i Afganistanit do të nënshkruaj marrëveshjen bilaterale të sigurisë (BSA) e cila do t’i mundësojë ushtarëve amerikan që të qëndrojnë në këtë shtet pas përfundimit të këtij viti.

Kerry tha të mërkurën mbrëma në Washington se po të mos ishte për presidentin afgan Hamid Karzai “tani do të ishim në një situatë tjetër”.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me refuzimin e Karzait që të nënshkruaj BSA-në, e cila është negociuar vitin e kaluar.

Kerry tha se shumica e kandidatëve presidencial afgan kanë thënë se do të nënshkruajnë marrëveshjen.

Zgjedhjet presidenciale në Afganistan zhvillohen me 5 prill.

Në ndërkohë në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Anders Fogh Rasmussen ka thënë të mërkurën se edhe ai mendon që Karzai nuk do ta nënshkruaj marrëveshjen por se “ne vazhdojmë të planifikojmë për zbarkimin...duke llogaritur se presidenti i ri afgan do ta nënshkruaj”.
XS
SM
MD
LG