Ndërlidhjet

Interfax: Okupohet Parlamenti i Krimeas


Ilustrim
Ilustrim
Burra të armatosur kanë marr nën kontroll ndërtesën qeveritare të rajonit Krimea në Ukrainë, raporton të enjten agjencia e lajmeve Interfax.

Të mërkurën grupet rivale ata që përkrahin ndryshimet në Ukrainë, dhe seperatistët pro-rus janë përleshur para kësaj ndërtese.

Interfax citon Refat Chubarov, që është prijës i Tatarëve, i cili thuhet se ka shkruar në Facebook se “më kanë thënë që ndërtesat e parlamentit dhe këshillit të ministrave janë okupuar nga burra të armatosur në uniforma, të cilat nuk kanë asnjë shenjë dalluese”.

“Ata nuk kanë bërë asnjë lloj kërkese”, ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG