Ndërlidhjet

Miliona njerëz mbesin pa rrymë në Filipine


Ilustrim

Ilustrim

Një problem ende i papërcaktuar ka lënë miliona njerëz pa energji elektrike në pjesë jugore të Filipineve të enjten, njoftojnë autoritetet.

Ky terr energjetik ka goditur ishullin Mindanao, ku banojnë 21 milion njerëz, pak para mesnatës, thotë Sekretari i Energjisë në këtë shtet Jericho Petilla.

“Po mundohemi që ta gjejmë burimin e kësaj ndërprerjeje”, ka thënë ai.

“Deri më tani, nuk kemi asnjë raport për dëmtimin e centraleve tona”, ka shtuar ai.

Koorporata e distribucionit në Filipine njofton se “është duke punuar intensivisht që ta kthej rrymën” në këtë ishull, dhe se ka arritur që deri më tani t’i kthej në rrjet pesë qytete.
XS
SM
MD
LG