Ndërlidhjet

Pastorja australiane merr 12 vjet burg për trafikim droge


Ilustrim
Ilustrim
Një australiane është dënuar të mërkurën me 12 vjet burg për trafikimin e nëntë kilogram të heroinës dhe metamfetaminës.

42 vjeçi, Bernadine Prince, e cili ka themeluar kishën në Sidnej, të quajtur Oaza e Mirësisë, i ka thënë gjykatës se ajo nuk e din se si ka përfunduar kjo drogë në valixhet e saj.

Policia kishte gjetur narkotikët në maj të vitit të kaluar në aeroportin e Darvinit.

Gjykatës i është thënë se Prince ka bërë shumë punë në programet e bamirësisë në Sidnej, Kamboxhia dhe Afrikë.

Prokuroria i tha Gjykatës së Lartë të Darvinit, se Prince është inteligjente, e artikuluar por lehtë e manipulueshme.
XS
SM
MD
LG