Ndërlidhjet

Moska do të mbrojë pa kompromis të drejtat e bashkatdhetarëve


Ilustrim

Ilustrim

Rusia do të mbrojë të drejtat e bashkatdhetarëve “fuqishëm dhe pa kompromis”, njofton të enjten ministria e punëve të jashtme në Moskë.

Ky paralajmërim po bëhet në kohën kur janë shtuar tensionet në Krimea, rajonin e vetëm në Ukrainë, i cili është i banuar me shumicë ruse.

“Ministria e Jashtme e Rusisë do të vazhdojë të mbrojë në arenën ndërkombëtare, të drejtat e bashkatdhetarëve të saj, ajo do të reagojë fuqishëm dhe pa kompromis kur ato të drejta të shkelen”, thuhet në njoftimin e ministrisë ruse.

Sipas qeverisë në Moskë, “shkelja e shkallës së gjerë të të drejtave të njeriut” në Ukrainë është një arsye e madhe për brengosje.
XS
SM
MD
LG