Ndërlidhjet

logo-print

Kurz e Llukshiq vizitojnë Kosovën


Ilustrim

Ilustrim

Ministrat e punëve të jashtme të Austrisë dhe Malit të Zi, Sebastian Kurz e Igor Llukshiq, pritet ta vizitojnë sot Kosovën, njofton qeveria në Prishtinë.

Sipas një komunikate të dërguar medieve nga ministria e punëve të jashtme të Kosovës, ministri Kurz dhe ai kosovar Enver Hoxhaj, do të nënshkruajnë dy marrëveshje bashkëpunimi.

Kurse me homologun malazez, Hoxhaj do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi.

Ministria e jashtme e Kosovës, nuk jep detaje se për çfarë marrëveshjesh bashkëpunimi bëhet fjalë.
XS
SM
MD
LG