Ndërlidhjet

Ukraina në alarm, pas okupimit të ndërtesave qeveritare në Krimea


Ukrainë/Krimea - Flamuri rus valon në ndërtesën e parlamentit rajonal në Simferopol të Krimeas, 27 shkurt, 2014
Ukrainë/Krimea - Flamuri rus valon në ndërtesën e parlamentit rajonal në Simferopol të Krimeas, 27 shkurt, 2014
Presidenti në detyrë i Ukrainës, Oleksandr Turchinov ka bërë thirrje për qetësi, pas ndërtesa qeveritare dhe parlamenti në Krimea janë okupuar nga grupe të armatosura, që kanë ngritur flamurin rus në maje të godinave.

Turchynov ka dënuar uzurpimin me dhunë të këtyre ndërtesave në Simferopol, që ngjau të enjten në mëngjes, ndërsa i ka quajtur këtë grup si “kriminel në uniforma ushtarake”.

Ai po ashtu ka paralajmëruar Rusinë kundër “agresionit ushtarak” në Krimea.

Presidenti në detyrë ka kërkuar nga Moska zyrtare që t’i mbajë forcat e armatosura, që gjendet në gadishullin Krimea, brenda bazave ushtarake, duke shtuar se çdo lëvizje e tyre do të konsiderohet si ndërhyrje.

Ende nuk është e qartë se kush ka okupuar këto ndërtesa, dhe kush qëndron prapa këtij grupi të armatosur.

Kryeministri i rajonit të Krimeas, Anatoliy Mohyliov ka thënë se bëhet fjalë për 50 burra të cilët kanë hyrë në këto ndërtesa, ndërsa nuk duhet se çfarë kërkesa kanë.

Ministri ukrainas i punëve të brendshme në detyrë, Arsen Avakov ka thënë se policia është vënë në alarm.

Ditëve të fundit janë shtuar tensionet dhe brengat rreth tendecave seperatiste në Krimea.

Në këtë rajon popullata shumicë është e komunitetit rus, të cilët kundërshtojnë përmbysjen e ish-presidentit Viktor Yanukovych, të cilin e mbështeste fuqishëm Moska zyrtare.
XS
SM
MD
LG