Ndërlidhjet

Vdesin të paktën 7 veta nga shpërthimi në Mogadishu


Ilustrim
Ilustrim
Shpërthimi i një makine bombë, që ngjau të enjten në afërsi të një kafeterie në kryeqytetin somalez Mogadishu, ka shkaktuar vdekjen e të paktën dhjetë personave, njofton policia.

Kjo kafeteri gjendet shumë pranë shtabit të përgjithshëm të shërbimeve inteligjente në Somali.

“Kemi konfirmuar të paktën 10 të vdekur nga shpërthimi i bombë”, ka thënë për agjencinë franceze të lajmeve Ahmed Mumin, një zyrtar policor.

“Mirëpo, numri i të vdekurve mund të rritet, meqë ka shumë të plagosur, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, agjencia Reuters raporton se nga ky shpërthim kanë vdekur tetë persona.

Ende askush nuk ka marr përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG