Ndërlidhjet

logo-print

Del audio skandali i dytë me Erdoganin


Turqi - Bilall Erdogan, djali i kryeministrit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan (Ilustrim)

Turqi - Bilall Erdogan, djali i kryeministrit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan (Ilustrim)

Është publikuar të mërkurën mbrëma në internet, një audio incizim i dytë, ku thuhet se dëgjohet zëri i kryeministrit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan duke i kërkuar të birit që të mos pranojë një shumë parash për një marrëveshje biznesi, dhe të kërkojë më shumë para.

Personi që ka postuar këtë audio në Youtube ka përdorur një pseudonim, ndërsa nuk është arritur ende të verifikohet autentciteti i këtij regjistrimi.

Erdogan ka thënë se një audio identike e postuar të hënën në internet, ku pretendohet se ai i thotë të birit Bilallit që të heq qafe një shumë të madhe parash nga shtëpia, është i montuar nga armiqtë e tij politik.

“Mos i merr. Atë që na ka premtuar, duhet të na e sjell. Kështu që nëse s’e sjell, nuk kemi nevojë [ta pranojmë]”, dëgjohet duke thënë zëri në këtë incizim, i cili është postuar nga personi që ka përdorur pseudonimin Haramzadeler, i cili pretendon se është zëri i Erdoganit në këtë audio.

“Të tjerët po i sjellin. Përse nuk mundet edhe ai? Çka mendonb ata se është ky biznes?...Mirëpo, mos u brengos, se do të bien ata në prehër tonin”, thotë ky zë.

Ndërkohë, mediet ndërkombëtare thonë se qeveritarët janë të rezervuar që të komentojnë për audion e dytë, të publikuar në internet, e ku pretendohet se është zëri i kryeministrit turk.

“Nuk e kemi ndërmend që të kontrollojmë nëse këto ingjizime janë false ose jo, dhe nuk e kemi në plan që të lëshojmë çfarëdo deklarate në këtë moment”, i ka thënë agjencisë Reuters një zyrtar i lartë qeveritar.
XS
SM
MD
LG