Ndërlidhjet

logo-print

AI: Disa vrasje të palestinëzeve nga Izraeli janë krime lufte


Ilustrim

Ilustrim

Përdorimi i “pamatur” i forcës nga ushtria dhe policia izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar, ka rezultuar me vdekjen e 45 palestinezë në tri vitet e fundit, dhe ato mund të përbëjnë krime lufte, tha të enjten Amnesty International.

Ky grup për të drejtat e njeriut, thotë se nga janari i vitit 2011, 261 palestinez, në mesin e të cilëve janë 67 të mitur, janë plagosur me armë të zjarrit.

Afro 8,500, përfshirë 1,500 të mitur, janë plagosur nga plumbat e gomës, plumba të metalit dhe gazi lotsjellës.

“Në disa prej këtyre rasteve, që Amnesty International i ka ekzaminuar dhe dokumentuar, del se palestinezët e vrarë nga ushtria izraelite, ishin viktima të vrasjeve qëllimshme, dhe nëse është kështu, këto vrasje do të paraqisnin krime lufte”, tha ky grup.

Sipas kësaj organizate, disa viktima janë vrarë nga prapa “që sugjeron se ata ishin shënjestër përderisa po iknin, dhe nuk ka përbënin kërcënim real” për forcat izraelite.

Ky grup ka akuzuar Izraelin që ka dështuar të hetojë si duhet këto raste të përdorimit të jashtëligjshëm të forcës, duke mos i ndëshkuar ushtarët dhe policinë e vet.

Amnesty International i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Evropës që të pezullojë të gjithë transferin e municionit, armëve dhe pajisjeve të tejra Izraelit.

Tel Avivi zyrtar ndërkaq ka akuzuar këtë grup për të drejtat e njeriut, se po injoron dhunën e palestinezëm dhe se “ka mungesë të kuptimit” për sfidat operacionale me të cilat përballet ushtria izraelite në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG