Ndërlidhjet

NATO fton Rusinë të mos eskalojë tensionet në Krimea


Ukrainë - Njerëzit kanë nisur të ndërtojnë barrikada në rrugët që çojnë në Simferopol, të Krimeas, 27 shkurt, 2014
Ukrainë - Njerëzit kanë nisur të ndërtojnë barrikada në rrugët që çojnë në Simferopol, të Krimeas, 27 shkurt, 2014
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Anders Fogh Rasmussen tha sot se është i brengosur për zhvillimet në rajonin Krimea të Ukrainës dhe i ka bërë thirrje Rusisë që të mos ndërmerr ndonjë veprim i cili do të “eskalonte tensionet ose do të krijonte keqkuptime”.

Persona të armatosur e të uniformuar kanë marr nën kontroll të enjten në mëngjes parlamentin dhe qevreinë në gadishullin Krimea, ndërsa kanë vënë në këto godina flamurin rus.

Polonia i ka quajtur këtë okupim të ndërtesave si një “hap i rrezikshëm”

“Ky është një hap drastik, dhe po i paralajmëroj ata që e bënë këtë dhe ata që i lejuan ta bëjnë këtë, sepse kështu nisin konfliktet rajonale. Kjo është një lojë shumë e rrezikshme”, ka thënë ministri i punëve të jashtme të Polonisë, Radoslaw Sikorski në një konferencë për shtyp.

Pas incidentit të sotëm në Krimea, ministria e jashtme e Ukrainës ka ftuar në bisedë ushtruesin e detyrës të ambasadorit rus në Kiev.

Sipas një komunikate nga qeveria në Kiev thuhet se atij i është përcjell porosia që të vendos urgjentisht kontakt ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.
XS
SM
MD
LG