Ndërlidhjet

Protestuesit në Bangkok gati për debat me qeverinë


Ilustrim

Ilustrim

Suthep Thaugsuban, që është udhëheqësi i protesta në Tajlanda ka thënë se është i gatshëm që të negociojë me kryeministren e shtetit për t’i dhënë fund krizës politike.

Por kjo me një kusht, që negociatat të zhvillohen kokë me kohë, dhe se ato të jenë të transmetuara drejtpërdrejta nga televizionet.

Suthep është në krye të protestave, që kanë dridhur Bangkoku tash e katër muaj.

Ai po bënë përpjekje që të rrëzoj nga pushteti kryeministren Yingluck Shinavatra, dhe ta heq qafe suystemin e deritashëm politik, i cili ndikohet nga vëllai i saj, ish-kryeministri Thaksin Shinavatra, i cili është në arrati.

“Jam gati të negociojë me Yingluck, por me kusht se kjo është në të mirë të kombit, e jo për qeverinë e Thaksinit”, ka thënë Suthep për mediet lokale.
XS
SM
MD
LG