Ndërlidhjet

Thaçi: 82,000 punëtorë përfitojnë nga rritja e pagave


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur të enjten se rreth 82 mijë punëtorë do të përfitojnë nga rritja e pagave.

Gjatë mbledhjes së sotme të ekzekutivit, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se ky vendim është finalizuar.

“Tanimë mund të konfirmoj se vendimi për rritjen e pagave për punëtorët kosovarë është formësuar, është finalizuar, kanë mbetur edhe disa nuance teknike të qartësohen dhe të finalizohen dhe vendimi”, citohet të ketë thënë ai në një komunikate të qeverisë.

Vendimi për rritjen e pagave, siç thuhet në këtë njoftim, do të merret “më së largu nesër ose deri të hënën në mesditë”.

“Rritja e pagave do të përfshijë rreth 82 mijë punëtorë kosovarë të të gjitha kategorive”, ka thënë shefi i qeverisë në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG