Ndërlidhjet

logo-print

Vdesin nëntë, plagosen dhjeta nga shpërthimi në Doha


Ilustrim

Ilustrim

Disa njerëz kanë vdekur dhe dhjeta janë lënduar nga shpërthimi në një restorant me specialitete turke në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Televizioni shtetëror i Katarit raporton se të paktën nëntë persona janë vrarë nga ky shpërthim që ngjau të enjten, i cili besohet se u shkaktua nga një bombolë gazi.

Të paktën 32 persona raportohet se janë lënduar.

Disa prej tyre janë në gjendje kritike.

Kryeministri i Katarit, Sheiku Abdullah bin Nasser al-Thani, i cili është edhe ministër i brendshëm, tha se “masat paraprake të sigurisë” janë vënë në zbatim në këtë zonë, përderisa hetuesit të gjejnë shkakun e saktë të shpërthimit.

Mediet e huaja raportojnë se dëmet në këtë restorant janë të mëdha, ndërsa edhe disa makina përreth tij janë dëmtuar.
XS
SM
MD
LG