Ndërlidhjet

logo-print

Vuçiq, Rodiq e Vullin bëjnë fushatë në Lleposaviq


Ilustrim

Ilustrim

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Alleksandar Vuçiq ka arritur rreth orës 11h30 në Lleposaviq, ku Partia Përparimtare e Serbisë, pritet të mbaj një miting parazgjedhor.

Atë e kanë pritur në Lleposaviq, kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave në veri të Kosovës.

Ndërsa me të arritur, Vuçiq ka shkuar për të vizituar kishën e Shën Vasilit, ku priftërinjtë lokal i dhuruan atij një kryq.

Sipas korrespondentes së Radio Evropa e Lirë në vendngjarje, në veri të Kosovës janë përforcuar masat e sigurisë, ndërsa në të gjitha rrugët shihet prani e shtuar e policisë, të cilat po e sigurojnë mbledhjen elektorale në Lleposaviq.

Qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Përparimetare të Serbisë-SNS, janë duke shkuar për në Lleposaviq, i cili është i stolisur gjithandej me flamurin trengjyrësh të Serbisë.

Rruga kryesore në këtë komunë është e mbyllur për komunikacion, kurse para ndërtesës së komunës është vendosur një tribunë në të cilën është vendosur parulla elektorale e SNS-së “Me të gjitha forcat drejt reformave”.

Në Lleposaviq ndërkaq ka zbritur edhe ministri serb i mbrojtjes, Nebojsha Rodiq, dhe ministri pa portofol Alleksandar Vullin.

Me të nisur mitingu, i pari që ka dal në tribunë ishte kandidati për deputet të Serbisë nga Lleposaviqi, Alleksandar Jabllanoviq i cili ka thënë se “serbët në Kosovë, qëndrojnë në këmbët e veta fal Serbisë, Vuçiqit dhe njerëzve të cilët bashkë punojnë me të për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe [në Kosovë]”.

“Nuk ju kemi mashtruar më 3 nëntor, kur kemi thënë se duhet të dalim në zgjedhjet lokale. Serbia do të jetë aty ku është edhe serbi i fundit”, ka deklaruar Jabllanoviq.
XS
SM
MD
LG