Ndërlidhjet

ShBA fton Rusinë të jetë transparente


Ilustrim
Ilustrim
Rusia duhet të jetë transparente për manovrat ushtarake të cilat po i bënë përgjatë kufirit me Ukrainën, dhe të mos ndërmerr ndonjë hap i cili do të keqkuptohej, ose të çoj në “kalkulime të gabuara në këtë kohë delikate”, ka thënë të enjten sekretari amerikan i mbrojtjes Chuck Hagel.

Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin ka urdhëruar të mërkurën 150 mijë trupa që të jenë në gjendje gatishmërie në një simulim ushtarak të luftës, në afërsi të Ukrainës.

Të enjten ndërkaq, Rusia ka vendos aeroplanët ushtarak në gjendje lufte.

Hagel ndërkaq tha se Shtetet e Bashkuara presin që kombet e tjera t’a respektojnë sovranitetin e Ukrainës dhe t’i shmangen veprimeve provokative.

“Për këtë arsye edhe po përcjell me vëmendje manovrat ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën, të cilat i kanë shpallur dje”, ka thënë Hagel gjatë një konference për shtyp në selinë e NATO-së.

“Unë pres që Rusia të jetë transparente për këto veprime, dhe i bëjë thirrje që të mos ndërmerr ndonjë hap i cili do të keqkuptohej ose të çojë në kalkulime të gabuara në këtë kohë delikate”, ka shtuar ai.

Hagel tha se në dy ditët e ardhshme shpreson se do të bisedojë me homologun e tij rus.

Të mërkurën ndërkaq, sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka thënë se Rusia do të bënte “një gabim të rëndë” nëse do të intervenonte ushtarakisht në Ukrainë, dhe ka thënë se ShBA-të janë duke analizuar mundësinë e dhënies së një kredie prej 1 miliardë dollarë për Kievin.

Mediet ndërkombëtare ndërkaq raportojnë se ka pak gjasa që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-së do të rrezikon një konfrontim ushtarak me Rusinë.

Mirëpo retorika ruse, po reflekton atë të Luftës së Ftohtë, dhe nënkupton se hiset janë të mëdha në Ukrainë, ku mediet ndërkombëtare thonë se popullata e saj prej 46 milionë banorë, janë zënë ndërmjet të dy zjarreve, të luftës gjeopolitike.
XS
SM
MD
LG