Ndërlidhjet

Ivanoviqit i vazhdohet paraburgimi për dy muaj


Oliver Ivanoviq
Oliver Ivanoviq
Udhëheqësit të Iniciativës Qytetare Serbia, Demokracia, Drejtësia, Oliver Ivanoviq, i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq, i ka thënë agjencisë Tanjug se vendimi i tillë është marrë, pasi ekziston rreziku i arratisjes ose i ndikimit në dëshmitarë.

Ivanoviq dyshohet për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ai është arrestuar më 27 janar.
XS
SM
MD
LG