Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina kërkon ndihmë nga FMN-ja


Logo e FMN-së

Logo e FMN-së

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se do të dërgojë një mision në Ukrainë, pas kërkesës për miliarda dollarë mbështetje nga autoritetet e reja të këtij vendi.

Shefja e FMN-së, Christine Lagarde, ka thënë se ekipi do të bëjë një vlerësim të situatës ekonomike në Ukrainë dhe do të shohë se cilat janë reformat e nevojshme.

Ajo ka thënë se FMN-ja do të koordinojë ndihmën për Ukrainën me institucione të tjera ndërkombëtare.

Ministri i Financave të Ukrainës, Oleksander Shlapak, ka thënë se vendi i tij kërkon “së paku 15 miliardë dollarë” nga FMN-ja.
XS
SM
MD
LG