Ndërlidhjet

Krimea shpërndan qeverinë, cakton referendum


Krimea
Krimea
Parlameti në republikën autonome të Ukrianës, Krimea, ka shpërndarë qeverinë e republikës dhe ka planifikuar votime për të ardhmen e gadishullit.

Në Krime, ku shimica e banorëve janë pro-rusë, janë rritur tensionet që nga rrëzimi i presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych.

Në një seancë të jashtëzakonshme të enjten, ligjvënësit kanë thënë se qeveria e Anatoliy Mohyliovit nuk e ka kryer në mënyrë të kënaqshme punën e saj.

Ligjvënësit po ashtu kanë miratuar mbajtjen e një referendumi me pyetjen: a duhet të forcohet autonomia e Krimesë nga qeveria qendrore e Ukrainës.

Referendumi është caktuar për 25 maj, ditën që autoritetet e reja të Ukrainës kanë caktuar për zgjedhjet presidenciale.
XS
SM
MD
LG