Ndërlidhjet

DASH dënon goditjet e qeverive mbi disidentët


Ukrainë
Ukrainë
Në një raport të ri, të publikuar të enjten, Departamenti amerikan i Shtetit ka dënuar përdorimin e forcave të sigurisë nga ana e qeverive autoritare për të konsoliduar pushtetin dhe për të shtypur disidentët.

Raporti për të Drejtat e Njeriut më 2013 thotë se këto goditje kanë dëmtuar stabilitetin afatgjatë, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik në vendet ku kanë ndodhur.

Nga Ukraina në Siri, Birmania në Venezuelë, raporti vjetor thotë se forcat e sigurisë duhet të mbahen përgjegjëse për abuzime të të drejtave të njeriut.

Raporti, i lëshuar derisa bota shënon 65-vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeirut, ka konstatuar se më shumë se një e treta e popullsisë së botës jeton nën sundim autoritar.
XS
SM
MD
LG