Ndërlidhjet

Sulmohet aeroporti i Krimesë


Krime - foto ilustruese
Krime - foto ilustruese
Persona të armatosur raportohet se kanë sulmuar aeroportin në kryeqytetin e Krimesë, Simferopol.

Agjencia Interfax raporton se rreth 50 persona me uniforma kanë arritur me kamionë dhe kanë marrë kontrollin e aeropotit rreth mesnatës, sipas kohës lokale.

AFP ka raportuar më vonë se aeroporti është duke funksionuar normalisht, porse atje ndodhen disa njerëz të armatosur.

Kjo ndodh një ditë pasi persona të armatosur kanë pushtuar Parlamentin e Krimesë dhe ndërtesat rajonale qeveritare.

Për sot, presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka paralajmëruar konferencën e parë për media, prejse ka lënë Kievin në fundjavë.

Ai pritet të flasë nga qyteti rus, Rostov-on-Don.
XS
SM
MD
LG