Ndërlidhjet

logo-print

Ban: Konflikti në Siri, “turp” për ndërkombëtarët


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se dështimi i komunitetit ndërkombëtar për të ndaluar mizoritë në Siri është “turp”.

Ban i ka bërë këto komente gjatë një ceremonie që shënonte 20-vjetorin e gjenocidit në Ruandë, ku rreth 800,000 njerëz janë vrarë, pavarësisht përfshirjes së OKB-së.

Ban i ka lidhur të dyja konfliktet, duke thënë se ato janë dështime të bashkësisë ndërkombëtare.

Rreth 140,000 njerëz thuhet të kenë vdekur në Siri gjatë konfliktit trevjeçar.

Ban ka thënë se gjenocidi në Ruandë ka qenë një “dështim epik”.
XS
SM
MD
LG