Ndërlidhjet

Biden ofron mbështetje për Ukrainën


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka thënë kryeministrit të ri të Ukrainës se Uashingtoni mirëpret formimin e qeverisë së re.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Biden ka folur në telefon me Arseniy Yatsenyuk-un.

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për Ukrainën, e cila përpiqet të rivendosë rendin, pas krizës së madhe politike, është zotuar Biden.

Parlamenti ka konfirmuar Yatsenyukun në postin e kryeministrit të enjten.

Ai ka thënë se e ardhmja e Ukrainës qëndron me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG