Ndërlidhjet

Putin: Kremlini të punojë me qeverinë e Ukrainës


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka lëshuar një seri urdhrash për qeverinë, në lidhje me marrëdhëniet e saj me qeverinë e re të Ukrainës.

Në një deklaratë të postuar në ueb-faqen e Kremlinit, Putin ka udhëzuar qeverinë e Rusisë që të vazhdojë bisedimet ekonomike dhe tregtare me Kievin, duke bashkëpunuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe vendet e G8-ës mbi ndihmën financiare për qeverinë e Ukrainës.

Sekretari për shtyp i presidencës ruse, Dmitry Peskov, i ka thënë agjencisë Interfax se Putin ka kërkuar po ashtu nga qeveria që të marrë në konsiderim kërkesën e autoriteteve të Krimesë për ndihmë humanitare.
XS
SM
MD
LG