Ndërlidhjet

Forcat ruse “kontrollojnë” aeroportet në Krime


Simferopol, Krime

Simferopol, Krime

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka thënë se ushtarët rusë kanë bllokuar aeroportin Sevastopol të Krimesë, ndërsa forca të tjera ruse janë duke patrulluar në aeroportin e kryeqytetit rajonal, Simferopol.

Avakov ka thënë se ky është pushtim ushtarak.

Flota Ruse, e cila ka një bazë në Sevastopol, ka mohuar se forcat e saj janë të përfshira në kapjen apo bllokimin e aeroporteve.

Parlamenti i Ukrainës, ndërkohë, i ka bërë thirrje Moskës që të ndalojë çdo lëvizje që mund të minojë sovranitetin e vendit.

Ai u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Russië që të mbështesin integritetin territorial të Ukrainës, në përputhje me memorandimin që kanë nënshkruar më 1994.

Parlamenti po ashtu ka sugjeruar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar krizën.
XS
SM
MD
LG