Ndërlidhjet

Austria ngrin asetet e 18 ukrainasve


Ukrainë
Ukrainë
Ministria e Jashtme e Austrisë ka njoftuar se ka ngrirë asetet e 18 ukrainasve të dyshuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe përfshirje në korrupsion.

Ministria nuk ka bërë publikë emrat e të prekurve.

Ajo e ka cilësuar këtë si hap paraprak, derisa sanksionet e Bashkimit Evropian të hyjnë në fuqi.

Javën e kaluar, BE-ja ka marrë vendim që të vendosë ndalesa udhëtimi dhe të ngrijë asetet për ukrainasit me “gjak në duart e tyre”.

BE po ashtu nuk ka bërë publikë emrat dhe ka thënë se numri i tyre do të varet nga zhvillimet.
XS
SM
MD
LG