Ndërlidhjet

Hollande për vizitë në Rep. e Afrikës Qendrore


Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka arritur në kryeqytetin e Republikës së Afrikës Qendror, Banguoi, për të takuar trupat franceze dhe presidenten e përkohshme, Catherine Samba Panza.

Vizita vjen gati tre muaj pasi Franca ka ndërhyrë për të ndaluar vrasjet sektare në ish-koloninë e saj.

Parisi ka thënë se trupat e tij po përballen me “vështirësi të konsiderueshme” në sjelljen e situatës nën kontroll.

Rebelët myslimanë kanë përmbysur qeverinë në muajin mars, duke shkaktuar luftime me milicitë e krishtera.
XS
SM
MD
LG