Ndërlidhjet

Kosova së shpejti me Fond Zhvillimor për Ndërmarrësi


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se qeveria e tij, së shpejti, do të marrë vendim për themelimin e Fondit Zhvillimor për Ndërmarrësi dhe Punësim.

“Ky fond do të bazohet në një pjesë të mjeteve financiare prej 1 miliard eurosh të ri-atdhesuara, që shteti i Kosovës ka në bankat e jashtme. Ky fond do të krijojë mundësi të reja të përkrahjes së punësimit dhe zhvillimit ekonomik, duke përdorur praktikat më të mira investuese”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Fokusi i fondit, sipas Thaçit, do të jetë në përkrahjen për ndërmarrësit e rinj dhe ndërmarrjet e vogla, për ndërmarrjet e mesme, për korporata, për projektet e Partneritetit Publiko-Privat, si dhe në këshillëdhënie për tërheqje të investitorëve nga jashtë.
XS
SM
MD
LG