Ndërlidhjet

logo-print

Limitohet tërheqja e valutave të huaja në Ukrainë


Guvernatori i Bankës Qendrore të Ukrainës, Stepan Kubiv.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Ukrainës, Stepan Kubiv.

Banka Qendrore e Ukrainës ka vendosur kufizime në tërheqjen e valutave të huaja, pasi monedha kombëtare ka rënë në nivel rekord.

Guvernatori Stepan Kubiv ka thënë se tërheqjet do të kufizohen në rreth 1,500 dollarë në ditë.

Hryvnya ka rënë afro 20 për qind që nga fillimi i vitit, për shkak të krizës politike.

Kryeministri i Ukrainës, Arsniy Yatsenyuk, ka thënë se shpreson që vendi të marrë së shpejti ndihmë financiare ndërkombëtare dhe se është i gatshëm për të plotësuar kushtet e nevojshme për të siguruar mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Një mision i FMN-së pritet të arrijë në Kiev javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG