Ndërlidhjet

Yanukovych i dyshuar për pastrim parash


Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych.
Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych.
Një prokuror zviceran ka nisur hetime penale për pastrim të dyshuar parash nga presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych, dhe djali i tij, Oleksandr.

Prokurori Yves Bertossa dhe policia kanë bastisur një kompani në pronësi të Oleksandr Yanukovychit dhe kanë konfiskuar disa dokumente.

Qeveria zvicerane ka njoftuar sot se ka ngrirë asetet për 20 ukrainas, përfshirë Yanukovychin dhe djalin e tij.

Po sot, Qeveria austriake ka thënë se ka ngrirë asetet për 18 ukrainas, të dyshuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe për përfshirje në korrupsion.
XS
SM
MD
LG