Ndërlidhjet

logo-print

Partia e Ivanoviqit kërkon pezullimin e bisedimeve


Oliver Ivanoviq

Oliver Ivanoviq

Iniciativa Qytetare Serbia, Demokracia, Drejtësia, e Oliver Ivanoviqit, ka kërkuar pezullimin e bisedimeve midis Serbisë dhe Kosovës, derisa të pranohen garancitë e Qeverisë së Serbisë për të paraburgosurit serbë në Kosovë.

Kjo parti ka protestuar kundër vazhdimit të paraburgimit për udhëheqësin e saj, Oliver Ivanoviq, duke e quajtur atë shkelje të të drejtave të tij, raportojnë mediat serbe.

Ivanoviq dyshohet për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ai është arrestuar më 27 janar, ndërsa të enjten i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.
XS
SM
MD
LG